Vendosni fjalën kyçe....

Alarmi i Metës: Shpopullimi i vendit duhet ndalur, rrezikohet e ardhmja e vendit


Presidenti Meta ka thënë sot se shpopullimi i vendit është një nga plagët e mëdha të vendit.

Gjatë një takimi online mbi këtë dukuri, kreu i shtetit theksoi se gjendja në vend paraqitet problematike e kjo kërcënon të ardhmen e vendit.

Sipas Metës, shkaqet e shpopullimit janë mosrritja e pagave e pensioneve, mungesa e mbështetjes së arsimimit cilësor të të rinjve si dhe mungesa e mbështetjes së biznesit.

“Disa nga arsyet që e stimulojnë fenomenin e shpopullimit janë: Mosrritja e qëndrueshme e pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre, e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend. Mungesa e mbështetjes së arsimimit cilësor të të rinjve. Mungesa e mbështetjes së duhur të biznesit. Situata në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm sidomos sa i përket mungesës së mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë. Përveç rritjes së taksave dhe problemeve të kostove të tjera, kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje. Me rëndësi është që të theksojmë se idndeksi i mbështejtes për biznesin është më negativi. Po të shohim të dhënat e Bankës Botërore dhe ‘Doing Biznes’, situata në vendin tonë është përkeqësuar në raport me vendet e tjera të rajonit.” – tha Meta.

Meta shtoi se më shumë se 50 mijë qytetarë kanë humbur vendin e punës gjatë kësaj periudhe ndërsa ndihma e qeverisë ndaj qyterarëve e biznesit gjatë periudhës së pandemisë ka qenë shumë e vogël, krahasuar me vendet e rajonit.

Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se paratë publike po përdoren në mënyrë të dyshimtë.

“Mjafton të themi se sipas bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe të paktën mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës, ndërsa sipas përfaqësuesve të biznesit është më e lartë. Ky është kërcënim serioz për vendin. Ka pasur vite më parë një fenomen të rikthimit të emigrantëve nga Greqia në vendin tonë. Por shohim se me riintegrimin e tyre, situata është e vështirë. Gati 2/3 e tyre që kanë ardhur këtu janë të zhgënjyer. Shumë prej tyre do të donin të që largoheshin nga vendi. Këto shqetësime që ju ngritët janë të konfirmuara. Ky është një problem kombëtar, që e kam ngritur shqetësimin tim. Sistemi i llogaridhënies demokratike nuk funksionon. Eficenca e përdorimit të parave publike është e dyshimtë, e pakontrolluar dhe larg llogaridhënies. Kjo është e lidhur me standardet e qeverisjes që duhet të përmirësohen në mënyrë drastike.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *