Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Zgjedhjet e 25 prilli një udhëkryq historik, ndryshimi nuk vjen pa u larguar Rama


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë të zakonshme por një udhëkryq historik.

Kryedemokrati tha se ndryshimi nuk mund të vijë pa u larguar Rama.

“Më 25 prill nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq historik. Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake.

Opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t’i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund të vijë ndryshimi pa u larguar Edi Rama”-deklaroi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *