Vendosni fjalën kyçe....

Eksod nga WhatsApp? “Telegrami” rus ngjitet në krye të aplikacioneve të shkarkuara në SHBA


Ndërsa shumë përdorues të mediave sociale po braktisin shërbimet e vendosura si Facebook dhe Tëitter ose po bllokohen nga platformat, një shërbim mesazhesh i bërë nga Rusia është ngritur për t’u bërë një nga aplikacionet më të njohura të Amerikës.

Të hënën, gazeta në Mbretërinë e Bashkuar, ‘The Daily Telegraph’ raportoi se ‘Telegram’ kishte zënë vendin e dytë në listën e shkarkimeve në SHBA, sipas të dhënave ekskluzive nga agjencia e kërkimit të tregut ‘Sensor Tower’.

Mes të mërkurës dhe të dielës javën e kaluar, më shumë se gjysmë milioni amerikanë shkarkuan aplikacionin, pothuajse tre herë më shumë se një javë më parë. ‘Telegram’ krenohet me opsione të përparuara të sigurisë, të tilla si ‘mesazhe vetëshkatërruese’ për ata që ‘kërkojnë privatësi shtesë’.

Lajmi vjen ndërsa rivali i tij kryesor, WhatsApp, prezantoi një masë të re të diskutueshme për termat dhe kushtet e privatësisë. Rregullat e reja do të detyrojnë përdoruesit të ndajnë të dhënat e tyre me gjigantin e teknologjisë Facebook, i cili bleu shërbimin në 2014-ën pavarësisht nëse ata kanë një llogari në atë faqe ose jo.

Numrat e telefonit dhe informacionet e tjera duhet të dorëzohen si kërkesë e vazhdimit të përdorimit të WhatsApp. Që nga ajo kohë, shkarkimet e Telegram, i cili vë theksin në kriptimin dhe privatësinë, kanë kapërcyer WhatsApp dhe një tjetër shërbim mesazheri që premton të mos ndajë të dhëna, Signal, gjithashtu ka parë një fluks të përdoruesve të rinj.

Grindja për aksesin në informacion dhe lirinë e shprehjes në internet është përshpejtuar në ditët e fundit pasi Tëitter pezulloi llogarinë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Si pasojë e sulmit në ndërtesën e Kapitolit në Uashington nga mbështetësit e Trump, gjiganti i teknologjisë me qendër në San Francisko tha se do të vepronte për shkak të frikës se presidenti mund të vazhdojë të nxisë dhunë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *