Vendosni fjalën kyçe....

Eksperti rus: Pandemia do të ketë mbaruar deri në verë, por Covid-19 do qëndrojë si virus sezonal


Pandemia e koronavirusit në Rusi mund të fillojë të zbehet deri në verë. Të paktën kështu ka deklaruar një nga shkencëtarët më të mirë të vendit.

Sipas tij, infeksionet dhe vdekjet duhet të bien pasi gjithnjë e më shumë njerëz po zhvillojnë antitrupa mbrojtës.

Albert Rizvanov i tha agjencisë TASS të mërkurën se pavarësisht kësaj, shoqëria do të duhet të mësojë të jetojë me një virus në zhvillim për vitet që do të vijnë pasi Covid-19 do të qëndrojë si grip sezonal.

“Ka sëmundje sezonale që zakonisht vdesin në fund të pranverës dhe në fillim të verës.”- tha akademiku, citon RT. Ai shtoi se, ashtu si ata, “mendoj se virusi do të ndalojë së përhapuri në Rusi këtë verë. Duket se Covid-19 do të bëhet një tjetër nga patogjenët sezonalë që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes. “

Mutacione të reja në kodin gjenetik të patogjenit, të tilla si ato të gjetura në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Afrikën e Jugut dhe Rusi, kanë ngjallur shqetësime se vaksinat që po zhvillohen në të gjithë botën mund të përfundojnë duke ofruar më pak mbrojtje ndaj varianteve të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *