Një person rreth 45-vjeç është gjetur i pajetë brenda kamionit në Doganën e Vorës pasditen e sotme.
Policia thotë se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja jete.
Dyshimet e para për humbjen e jetës janë për shkak të një arresti kardiak.
“Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.