Deputetja Rudina Hajdari e cila ditën e sotme publikoi edhe qytetin se ku do garojë në garën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nën siglën e Nismës Thurje.
Një ndër arsyet që Hajdari zgjodhi të kandidojë në Elbasan është sfida që ajo do bëjë me krimin e organizuar.
“Mua më pëlqejnë shumë sfidat. Elbasani është një qytet që nuk duhet të njihet si një qytet me problem madhor me krimin e organizuar. Unë dua të jap në sinjal që dua të përballem me këto sfida. Kam të gjitha kapacitetet për të sfiduar këtë fenomen. Kjo është thembra e Akilit për t’i bërë ballë kësaj çështje e për ta çliruar Elbasanin nga ky fenomen. Unë shkoj si një kandidaturë për të përfaqësuar qytetarët. Unë kam përkrah qytetarët e Elbasanit. Kjo është një përpjekje për të ndryshuar realitetin atje”-deklaroi Hajdari në Repolitix.