Vendosni fjalën kyçe....

Kohë koalicionesh në Kosovë, Haradinaj zyrtarizon bashkëpunimin me PSHDK-në për zgjedhjet e 14 shkurtit


Pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes kreut të Vetëvendosjes, Kurti e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, për të garuar me listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit, një tjetër koalicion është nënshkruar sot.

Kësaj here mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Shqiptare Demokristiane.

Njoftimi për marrëveshjen është njoftuar nga kreu i AAK-së, ish-kryeministri Haradinaj në Facebook.

Ai thekson se dy partitë kanë një traditë të mirë bashkëpunimi në rrugëtimin politik.

“Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *