Vendosni fjalën kyçe....

Komentuesit kërkojnë burg për Chuck Norris për trazirat në Capitol Hill…por ngatërrojnë person (Video)


Aktori i Hollivudit, Chuck Norris, ka fituar zemërimin e liberalëve në mediat sociale për fotot, që duket se e tregojnë atë në trazirat e Kapitolit në SHBA, por kritikët u mashtruan nga një person me pamje e ngjashme.

Përdoruesit e Tëitter përdorën një imazh nga dita e trazirave të Kapitolit në SHBA dhe pretenduan se ai tregonte aktorin me një burrë të identifikuar si Matthew Bledsoe, pak çaste para se të sulmohej Kapitoli në Uashington DC.

Megjithëse njeriu me mjekër i paidentifikuar ka një ngjashmëri me Norris, shumë prej tyre nxituan të vinin në dukje ndryshimet midis tyre, duke përfshirë moshën – Norris është 80 vjeç.

Fotoja origjinale në Instagram u shoqërua me tekstin që lexonte ‘Chuck Norris’ – dhe kjo ishte prova e nevojshme për kritikët liberalë për të sulmuar aktorin, i cili ka një histori të mbështetjes së Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump.

“Chuck është një republikan racist, që pëlqen nazistët. Ai duhet të burgoset për kryengritje, së bashku me pjesën tjetër të turmës MAGA.” – shkroi një përdorues i Twitter në reagim ndaj fotografisë.

“Filmi i ri Chuck Norris ku ai bën një përpjekje për grusht shteti dhe shkon në shtëpi me një tradhëtar duket i tmerrshëm.” – shkroi një tjetër.

“Chuck Norris nuk lufton #MAGATerroristët … ai bashkohet me ta. Jo shaka.” – shtoi një tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *