Shefes së Financave të kompanisë kineze Huawei, Meng Wanzhou, i janë dërguar plumba me postë ndërsa ishte në arrest shtëpie në Vancouver.
Ky është vetëm një nga disa kërcënime të pretenduara për vdekje që ka zbuluar kompania që i ofron asaj siguri, shkruan BBC.
Zonja Meng u arrestua në vitin 2018 me akuzat se ka shkelur kushtet e embargos së vendosur nga presidenti Trump ndaj Iranit. Çështja e saj ka krijuar një përçarje midis Kinës dhe Kanadasë, me Pekinin që vazhdimisht bën thirrje për lirimin e saj.
Meng e cila është dhe vajza e themeluesit të “Huawei”-t, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Vancouver me një urdhër nga SHBA-ja, ku ajo po përballet me akuza për mashtrim bankar dhe potencialisht duke shkaktuar HSBC-së të thyejë sanksionet e vendosura nga SHBA-ja.
Disa ditë pasi ajo u la e lirë me kusht, u vendos në arrest shtëpie në Vancouver. Ajo ka luftuar kundër ekstradimit të saj në SHBA.
Kërcënimet u zbuluan në Gjykatën Supreme të Kolumbisë Britanike nga Doug Maynard, zyrtari kryesor operativ i firmës së sigurisë Lions Gate Risk Management.
Ai tha se zonja Meng mori “pesë ose gjashtë” letra kërcënuese në rezidencën e saj në qershor dhe korrik 2020 dhe se letrat ishin “lehtësisht të identifikueshme nga shenjat në pjesën e jashtme”. Ai shtoi se “ndonjëherë kishte plumba brenda zarfave”.
Zonja Meng ka qenë në gjykatë duke kërkuar që lehtësimin e lirimit të aj me kusht duke kërkuar më shumë të drejta.
Asaj i lejohet të largohet nga shtëpia midis orës 6 të mëngjesit dhe 11:00.
Ajo gjithashtu mban një byrzylyk GPS siç përcaktohet nga kushtet e saj të lirimit me kusht.