Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk e tregoj vendin që dha vaksinën por do e falënderoj në një moment të dytë


Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Open” foli sërish për sasinë e parë të vaksinave që erdhën në vendin tonë.

Rama nuk tregoi edhe një herë vendin që i bëri dhuratë sasisë e vaksinave, por tha se në një moment të dytë do e bëjë publik ku dhe do falenderojë autoritetet e donatorit.

Vendin nuk e them. Për arsyet e tjera ndër të tjera, edhe ai vend janë të rrethuar nga shtete që kërkojnë vaksina. Kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë që unë e kam kërkuar si “lypsi më i dalluar. Në një moment të dytë do e them, ku dhe do falënderoj vendin dhe autoritetet që e mundësuan”-deklaroi Rama.

Për mënyrën e transportit, Kryeministri sqaroi se kanë ardhur të shoqëruara dhe si në çdo vend të Europës por jo në mënyrë publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *