Vendosni fjalën kyçe....

Rama vijon kritikat ndaj BE-së: Disa vende u treguan cinike dhe egoiste për shpërndarjen e vaksinave


Kryeministri Edi Rama në debatin e emisionit  “Open” ka folur rreth kritikave të tij lidhur me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit për sa i përket vaksinës.

Sipas Ramës, BE nuk i kushtonte asgjë që të dhuronte vaksina për Ballkanin. Kryeministri ka shtuar se marrëveshja u lidh me Pfizer falë punës dhe kontakteve personale të tij.

Kryeministri Rama theksoi se egoizimi i disa vendeve dhe jo i Komisionit Evropian

Nuk ka qenë vendim i Komisionit Evropian që të lihen jashtë. Është moralisht e pa justifikueshme.Këshilli Evropian, egoizmi i disa shteteve mori vendimin që vaksina t’i ndanin dhe thanë që mund të bëheshin negociata bilaterale. Dhe Komisioni i BE nuk ka në dispozicion. Ne nuk kemi kërkuar lekë. Kanë vënë 70 mln euro por ca do blemë me ato? Ne kemi vaksina se kemi kontratë me Pfizer. Kjo është falë kontakteve personale. Covaxi është platformë që shpresojmë të sjelli doza. Nuk kemi nevojë për parat e BE se ne kemi parapaguar”- deklaroi Rama.

Më tej Kryeministri tha se nuk i heq asnjë presje kritikave ndaj vendeve të BE-së për egoizmin e treguar.

Kritikave të mia nuk ju heq asnjë presje. Lidhen me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në BE. Nuk ju kushtonte asgjë. Franca ca kuptimi ka që të ketë stok që nuk e injekton dot dhe t’mos i thuash këtyre 6 vendeve që marrin jo shumë por të paktën ta fillojnë. Të atyre që janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Kjo ka qenë kritika ime”-ka theksuar Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *