Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari do të kandidojë në Elbasan me ‘Nismën Thurje’


Rudina Hajdari ka zbuluar sot se ku do të kandidojë. Ajo ka shkruar në një postim në “Facebook”, se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Elbasan nën logon e partisë së re “Nisma Thurje”.

Në videon bashkëshoqëruese ku jep lajmin e kandidimit të saj në këtë qark, Hajdari jep arsyen se përse ka zgjedhur Elbasanin.

Sot dua t’ju lajmëroj se kam vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kandidoj në qarkun e Elbasanit, si kandidate e Nismës Thurje.

Zgjodha Elbasanin jo vetëm sepse ndihem e bekuar që jam rritur duke u larë në Lumin Shkumbin, kam pirë nga burimet e pastra të ujit dhe kam shoenzuar një pjesë të fëmijërisë sime aty, por sepse së bashku me shumë të rinj dhe të reja në këtë qark, ne besojmë se mund të sjellim një ndryshim të vërtetë.

Ne besojmë se Elbasani nuk mund të vazhdojë të jetë një qendër e krimit të organizuar, e as të damkoset si i tillë”– shprehet Hajdari.

Deputetja u kërkon ndjekësve të saj nga Elbasani në rrjetin social që ta mbështesin de të rregjistrohen në portalin rudinahajdari.al, që të jenë pjesë e ekipit të saj.

“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.

Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen.

Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.

Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit. Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.

Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.

Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.

Eja bashkohemi! Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!

Ju falenderoj nga zemra.”– shkruan Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *