Vendosni fjalën kyçe....

Thatësira në Turqi, Stambollit po i mbaron uji për 45 ditë


Stambollit mund t’i mbarojë uji i pijshëm brenda 45 ditëve ndërsa Turqia vazhdon të vuajë nga thatësira e saj më e keqe në një dekadë.

Zhvillimi i gjerë urban është fajësuar për digat që thajnë qytetin me 17 milion njerëz, së bashku me shumë prej metropoleve të tjera të vendit.

Nivelet e ujit në digën Omerli, që është dhe burimi kryesor i ujit të qytetit, janë në nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit – me vetëm 20 përqind kapacitet për shkak të mungesës së shiut.

Ndërkohë në kryeqytetin Ankara, kryebashkiaku Mansur Yavaş tha se ka vetëm 110 ditë ujë që ka mbetur në diga dhe rezervuarë.

Dy qytetet e tjera më të mëdha të Turqisë, Izmiri dhe Bursa kanë parë digat e tyre të varfëruar në vetëm 36 dhe 24 përqind respektivisht.

Situata është aq e rëndë sa që në dhjetor xhamive u është kërkuar të luten për shi nën direktivën e Presidencës së Çështjeve Fetare. Por rezervat e ujit të vendit kanë vazhduar të bien, me reshjet e shiut që kanë rënë me 49 përqind në nëntor dhe nën mesatare që nga ajo kohë.

Turqia prodhon vetëm 1,346 metra kub ujë për frymë në vit, duke e bërë atë një vend të “stresuar për ujin”.

Turqia është përballur me një seri thatësirash që nga vitet 1980 për shkak të përhapjes urbane, industrializimit, rritjes së popullsisë dhe ndryshimeve klimatike. Akademikja  e Universitetit Teknik të Stambollit, Sevinç Asilhan tha se Turqia ka një klimë gjysmë të thatë për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike dhe tha se ulja e numrit të pyjeve dhe zonave të gjelbërta e ka bërë thatësirën më të ashpër. Ajo i tha Hurriyet Daily News: ‘Mjedisi natyror, zonat e gjelbërta dhe pyjet duhet të mbrohen dhe pyllëzimi duhet të bëhet për burime të qëndrueshme ujore.’

Ndërkohë eksperti i menaxhimit të ujit në Qendrën e Politikave të Stambollit Dr Akgün İlhan, i tha The Guardian: “Në vend që të përqendrohet në masat për të mbajtur nën kontroll kërkesën e ujit, Turqia këmbëngul në zgjerimin e furnizimit me ujë përmes ndërtimit të më shumë digave.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *