Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrethrrotullimin e Kamzës, punonjësja e policisë përfundon në spital


Një aksident ka ndodhur pak më herët pranë rrethrrotullimit të Kamzës, ku një automjet ka përplasur një punonjëse policie.

E plagosura e cila në ato momente ndodhej në shërbim, është dërguar me urgjencë në spital.

“Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek rrethrrotullimi i Kamzës, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar  punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen  A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “- thotë policia.

Sakaq grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *