Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi për rrëmbimin e një vajze në Kamëz, policia jep hollësi për ngjarjen


Policia ka dhënë hollësi lidhur me denoncimin e pasdites së sotme për një rast pengmarrjeje në Babrru.

Sipas policisë, pas verifikimit të kryera nuk rezulton që të ketë rast rrëmbimi.

Po kështu në polici nuk ka asnjë denoncim nga ana e ndonjë familjari.

Pasditen e sotme në Komisariatin 5 të Kamzës, mbërriti një telefonatë që denonconte se një vajzë ishte futur me forcë brenda një mjeti.

“Ne orën 14:20 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në Babrru një makinë ka marrë një vajzë. Nga verifikimet e deritanishme nuk ka rezultuar e vertetë, as ne polici nuk a ndodnjë denoncim nga familjarët. Pas verifikimeve rezulton se nuk kemi të bëjmë me pengmarrje.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *