Vendosni fjalën kyçe....

Huawei po zhvillon rrugët “inteligjente”, synon uljen e aksidenteve


Ndërsa një person në Kinë vritet në një aksident rrugor çdo tetë minuta, Huawei synon ta bëjë ngarjen e makinës më të sigurt duke krijuar një teknologji të re të përparuar.

Ndërsa kompanitë e teknologjisë kanë konkurruar për të krijuar automjete të vetëdrejtueshme, Huaëei Technologies Co. ka kthyer vëmendjen e saj në krijimin e rrugëve inteligjente në vend.

Gjiganti kinez i teknologjisë është duke provuar një rrugë 4 kilometra në qytetin Wuxi, provinca Jiangsu, në të cilën një autobus vetëdrejtues bën ndalesa, shmang pengesat, përshpejton dhe ngadalësohet duke përdorur informacionin e marrë nga rruga.

Sensorë të shumtë, kamera dhe radarë të ngulitur në rrugë, semaforë dhe shenja rruge ndihmojnë autobusin për të drejtuar në mënyrë të sigurt, ndërsa nga ana tjetër transmeton informacionin përsëri në këtë rrjet.

Me emrin e koduar X-Bus, automjeti mund të bëjë kërkesa në sistem, të tilla si duke kërkuar që dritat e trafikut të kthehen të gjelbërta nëse po vonohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *