Vendosni fjalën kyçe....

Incident i rëndë sigurie në Britani, fshihen gabimisht 150.000 të dhëna arrestimesh


Rreth 150,000 regjistrime të ruajtura në bazat e të dhënave të policisë në Britaninë e Madhe janë fshirë për shkak të një mete kompjuteri në një ngjarje të turpshme për vendin, pak ditë pas daljes zyrtare nga Bashkimi Europian.

Hollësitë e gabimit të rëndë u raportuan së pari nga Times të premten. Problemi preku Kompjuterin Kombëtar të Policisë (PNC), bazën e të dhënave të zbatimit të ligjit që ruan miliona të dhëna të individëve, automjeteve dhe provave të krimit dhe u lejon agjencive të ndryshme qeveritare kontrolle në kohë reale.

Sipas raportit, një seancë javore për të fshirë të dhëna të vjetëruara përfundoi me më shumë se 150,000 rekorde të fshira aksidentalisht. Ndodhi për shkak të një çështje teknike dhe jo një sulmi të qëllimshëm. Bazat e të dhënave policore të ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve të lidhura me PNC u prekën gjithashtu, thanë burimet e Times.

Ministria e Brendshme konfirmoi incidentin në një deklaratë, duke thënë se çështja ‘kishte të bënte me njerëz të arrestuar dhe të liruar ku nuk ishin ndërmarrë veprime të mëtejshme dhe asnjë shënim i personave kriminelë ose të rrezikshëm nuk ishin fshirë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *