Vendosni fjalën kyçe....

Kamala Harris pozon me atlete në revistën “Vogue”


Zv.presidentja e zgjedhur e SHBA-së, Kamala Harris, është shfaqur me një pamje të pazakontë në kopertinën e revistës më të njohur të modës më botë, ‘Vogue’.

Ajo është shfaqur në një foto tejet sportive e veshur me atlete. Sado që ajo pritet të jetë ana sportive dhe më e freskët e drejtimit të SHBA-së, me presidentin Joe Biden, tashmë 78-vjeç, fotoja e saj në revistën e famshmë është disi e pazakontë.

E pazakontë nëse kihet parasysh se profesioni i saj është prokurore. Megjithatë paraqitja e saj sportive në kopertinën e ‘Vogue’ ka ndjellë komente të shumta pozitive në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *