Vendosni fjalën kyçe....

Meteoalb: Stuhia Filomena ka goditur vendin tonë


Shqipëria ka pësuar një ulje të ndjeshme të temperaturave, që është shoqëruar me reshje bore në disa zona të vendit.

“Meteoalb” parashikon një mot të ftohtë edhe në fundjave ndërsa njofton se stuhia Filomena ka goditur vendin tonë.

“Shqipëria është prekur së fundmi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave. Fundjava pritet që të jetë gjithashtu me mot të ftohtë. Mëngjeset këtë fundjave pritet të karakterizohen nga temperatura të ulëta.

Temperaturat në zonat malore pritet të jenë të ulëta, deri minus 14 gradë.Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta. Moti i ftohtë vjen si pasojë e stuhisë Filomena, që ka goditur vendin.”– thuhet në parashikimin e Meteoalb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *