Vendosni fjalën kyçe....

Microsoft nis punën me shpejtësi për pasaportat e vaksinave Covid-19


Gjigantët e teknologjisë dhe shëndetit amerikan kanë bashkuar forcat për të lëshuar edhe një tjetër pasaportë vaksinimi Covid-19, duke rritur shpresat te një kthim në udhëtimet ndërkombëtare, por duke ngritur më shumë pyetje në lidhje me të ardhmen e privatësisë.

Së bashku me organizatën jofitimprurëse të kujdesit shëndetësor, Mayo Clinic, kompanitë e shëndetit dhe të teknologjisë, përfshirë Microsoft, Salesforce dhe Oracle janë bashkuar për të formuar ‘Nismën e Pasaportave të Vaksinimit’, që synon krijimin e një ‘pasaporte shëndetësore’ të sigurt që ndjek statusin e vaksinimit të bartësit përtej kufijve.

Në një njoftim për shtyp të enjten, CEO-ja e anëtarit të VCI-së, Fondacioni i Projektit Commons argumentoi se pasaportat e tilla ishin të nevojshme për ‘kthimin e sigurt në udhëtime, punë, shkollë dhe jetë, duke mbrojtur privatësinë e të dhënave’.

Grupi është duke punuar në teknologji që do të lejojë marrësit e vaksinës të mbajnë një kopje të koduar të ‘kredencialeve të tyre të imunizimit’, të ruajtura në portofolin dixhital të zgjedhur prej tyre. Nëse marrësi nuk ka një smartphone, ata mund të marrin një version në letër të shtypur me një kod të specializuar QR.

Pjesëmarrësit kanë theksuar se ata duan të bëjnë ‘akses elektronik në vaksinim, testim dhe të dhëna të tjera mjekësore’ të arritshme për të pasur dhe të varfër, ‘aq lehtë sa bankat në internet’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *