Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur sot për situatën e përmbytjeve në vend. Ai bëri një krahasim e përmbytjeve të javës së fundit me ato që kanë ndodhur 10 vjet më parë.
Peleshi tha se këtë janar kemi patur dy herë më shumë reshje se në 2010-ën, por shumë më pak dëme.
“Të ndajmë disa gjëra që më shumë na vlejnë për të ardhmen dhe jo për të thënë se sa mirë punuam këtë herë. Dorë më shumë në fatkeqësitë natyrore ne e kemi për pasojat që ato sjellin.
Këtë herë patëm kërcënime shumë të mëdha dhe situatë që mund të vinte edhe si herët e tjera. Kujtojmë se Vjosa është një kërcënim konstant.
Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Edhe në prurjet në basene kanë qenë më shumë se të dyfishuara krahasuar me vitin 2010. Edhe në Kaskada është bërë një punë shumë e mirë.
Në vitin kemi pasur mbi 14 mijë hektarë të përmbytur, krahasuar me 2010. 4000 banese kanë qenë me ujë në oborrë ndërkohë që këtë herë vetëm 145. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektroshtëpiake apo edhe dëmet në bagëti.”– tha Peleshi.