Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë pesë ditë pas vaksinës së Pfizer i moshuari në Belgjikë, nisin hetimet


Një qytetar belg ka vdekur pesë ditë pasi kishte bërë vaksinën e Pfizer / BioNTech kundër COVID-19, tha në një deklaratë Agjencia Federale për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (FAMHP), duke shtuar se një hetim ka filluar.

“Më 14 Janar 2021, FAMHP u informua për vdekjen e një 82-vjeçari me probleme shëndetësore, pesë ditë pas vaksinimit. Rasti do të hetohet më tej për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje shkakësore midis vaksinimit dhe vdekjes së individit.” – tha agjencia në një deklaratë të enjten.

Një hetim po vijon gjithashtu në Norvegji pasi të paktën 13 persona vdiqën pasi bënë vaksinën Pfizer / BioNTech kundër koronavirusit të ri, tha të enjten Agjencia Norvegjeze e Barnave.

Disa vende evropiane, përfshirë Holandën dhe Bullgarinë, kanë raportuar raste të individëve që vuajnë efekte anësore, të tilla si ënjtje rreth syve dhe skuqje, pasi kanë marrë vaksinën e Pfizer / BioNTech kundër sëmundjes së koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *