Vendosni fjalën kyçe....

Pence zotohet të nderojë historinë e SHBA-ve: Do kemi një inaugurim të sigurt të presidentit të ri


 

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence është zotuar se do të mbështesë historinë amerikane dhe se do të sigurojë një tranzicion të sigurt të pushtetit te presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Kjo vjen tetë ditë pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-ve Donald Trump rrethuan Kapitolin e SHBA-ve, ku Pence ishte midis zyrtarëve të lartë të detyruar të fshiheshin gjatë sulmit të javës së kaluar.

“Ne të gjithë e jetuam atë ditë – 6 janarin. Dhe siç e bëri të qartë presidenti dje, ne jemi të përkushtuar për një tranzicion të rregullt dhe për një inaugurim të sigurt. Populli Amerikan nuk meriton asgjë më pak.”– tha Pence gjatë daljes së tij të parë publike që nga sulmi që la pesë njerëz të vdekur, citon Reuters.

Ai tha se Bideni dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të betohen në 20 janar “në një mënyrë që përputhet me historinë dhe traditat tona dhe në një mënyrë që i jep nder popullit amerikan dhe Shteteve të Bashkuara”.

Trump, i cili nuk planifikon të marrë pjesë në inaugurim, të mërkurën u bë presidenti i parë në historinë e SHBA-ve për të cilin nis për herë të dytë një process për shkarkimin e tij, pasi 10 nga kolegët e tij republikanë u bashkuan me demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve për ta akuzuar atë për nxitje të një kryengritje në sulmin e javës së kaluar.

Pence u takua gjithashtu me dhjetëra gardianë jashtë Kapitolit, duke i falënderuar ata për garantimin e sigurisë “në një kohë kaq të rëndësishme në jetën e kombit tonë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *