Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili është kapur duke i vënë flakën një automjeti. Personi me inicialet R. A ishte duke e drejtuar vetë automjetin në zonën e Tapizës, kur u ndalua nga policia.
Nga kontrolli, në makinë atij iu gjet edhe një fenelinë policie që e mbante pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Sipas policisë, ai ishte në gjendje të dehur megjithatë kanë nisur hetimet.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 39 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Tapizë, Krujë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin ‘Nissan’ në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit në automjet iu gjet një fenelinë policie që e mbante pa lejen e autoriteteve përkatëse.”– thuhet në njoftimin e policisë.