Vendosni fjalën kyçe....

Pse mban simbole të Partisë në aktivitet qeverie? Rama tregon maskën para gazetarëve: Janë figura të dashura për mua


Në konferencën e sotme për gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet se përse mban simbole të Partisë Socialiste në aktivitete qeverie kur kjo gjë është e ndaluar nga KQZ-ja.

Por Rama u përgjigj se nuk po mbante simbole të PS-së, por simbole të dashura për të ilustruara në maskën e tij të fytyrës.

“Përsa i përket pyetjes së dytë. Kjo është maska ime. Nuk është logoja e Partisë Socialiste. Janë germa dhe lule të dashura për mua. Dhe yjë që janë po ashtu pjesë e figurave që më intrigrojë. Kështu që lexojeni si të doni. Janë dy gërma që dikush i lexon PS, dikush i lexon ndryshe se nuk është logoja e PS-së.”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *