Vendosni fjalën kyçe....

“S’bëhet fjalë vetëm për Trump, është operacion i gjerë” – Shefi i Twitter-it “kapet” duke porositur punonjësit (Video)


Shefi i Twitter-it, Jack Dorsey, ka sugjeruar plane për një goditje të gjerë në faqen e tij të mediave sociale në pamjet që thuhet se kanë rrjedhur nga një punonjës i brendshëm, duke nënkuptuar se fushata e spastrimit do të shtrihej përtej përurimit të Joe Biden.

Në pamjet e botuara nga OJQ-ja konservatore Project Veritas të enjten, Dorsey lë të kuptohet për një goditje të madhe në Twitter në muajt e ardhshëm pas pezullimit të përhershëm të Presidentit Donald Trump në platformë.

“Ne jemi përqendruar në një llogari tani, por kjo do të jetë më e madhe se vetëm një llogari, dhe do të vazhdojë për shumë më gjatë sesa një ditë, këtë javë dhe javët e ardhshme, dhe do të vazhdojë përtej përurimit.” – tha Dorsey në video, me sa duket duke iu referuar llogarisë së Trump tashmë të fshirë nga Twitter.

Project Veritas tha se e mori videon që daton më 8 janar, nga një person i brendshëm në Twitter, i cili e kapi atë gjatë një takimi pune virtual në kompani.

Në klip, Dorsey gjithashtu citon përpjekjet e zhvilluara së fundmi nga Twitter për të hequr të gjitha llogaritë në lidhje me komunitetin e komplotit online QAnon, pas një sulmi të dhunshëm në Capitol Hill javën e kaluar, duke argumentuar se ata duhet të sigurojnë një model për policinë e përmbajtjes që do të shkojë përpara.

“Lëvizjet që po bëjmë sot rreth QAnon, për shembull, është një shembull i tillë i një qasjeje më të gjerë që duhet të shikojmë dhe të thellohemi më tej.” – tha Dorsey, duke shtuar se një përmbajtje e tillë nuk do të ‘zhduket së shpejti’.

Sulmi në Capitol Hill, ku një turmë personash u fut brenda Kongresit amerikan rezultoi në pesë viktima e pas kësaj Twitter vendosi të ndalojë përgjithmonë rreth 70,000 llogari, shumica e të cilave ishin ‘dedikuar për shpërndarjen e përmbajtjes së Qanon’.

Kompania ndërmori një hap të ngjashëm në korrik, kur deklaroi se postimet e lidhura me QAnon do të ishin të ndaluara.

Duke vërejtur se SHBA-ja është ‘jashtëzakonisht e përçarë’, Dorsey argumentoi se roli i Twitter-it është ‘të mbrojë integritetin’ e ligjërimit politik në vend dhe ‘të bëjë atë që mundemi për të siguruar që askush të mos dëmtohet në bazë të kësaj’.

Ai mbroi më herët pezullimin e llogarisë së Donald Trump-it për të njëjtat arsye, duke pretenduar se masa do të mbronte ‘sigurinë publike’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *