Shitet për 81,900 pound në ankand çelësi i dhomës së gjumit të burgut të Napoleonit, i cili është gjetur në Skoci.
Perandori francez u mbajt si i burgosur i britanikëve në ishullin e Shën Helenës në Atlantikun Jugor, pas disfatës së tij në Vaterlo.
Ai vdiq në dhomë në vitin 1821 dhe çelësin e mori një ushtar britanik dhe përfundoi në një shtëpi afër Edinburgut.
Siç shkruan BBC, pasardhësit skocezë të ushtarit e ruajtën çelësin dhe më në fund e bënë atë të disponueshëm për shitje, pasi e gjetën në një bagazh të vjetër.
Artefakti i ndryshkur me gjatësi 13 centimetra u ble më shumë se 16 herë vlerën e tij të parashikuar, nga një blerës i paidentifikuar.
Ushtari Charles Richard Fox e kishte marrë çelësin nga kyçi i derës së qelisë, kur vizitoi burgun e Napoleonit në vitin 1822. Ai ia dha atë nënës së tij, Baroneshës Holland, e cila ishte një fanse e zjarrtë e francezit. Ajo kishte patur një koleksion sendesh të lidhura me Napoleonin, madje dhe një nga çorapet e tij.