Pastori evangjelisti Franklin Graham ka marrë një qëndrim të ashpër kundër 10 Republikanëve që votuan pro fajësimit të Presidentit Donald Trump, duke krahasuar ‘tradhëtinë’ me atë të Judës ndaj Jezu Krishtit.
“Turp, turp për dhjetë republikanët që u bashkuan me Pelosin & Demokratët e Dhomës në fajësimin e Presidentit Trump dje.” – shkroi Graham të enjten.
“Pas gjithë asaj që ai ka bërë për vendin tonë, ju ia kthyet shpinën dhe e tradhëtuat kaq shpejt? Ajo që u bë dje vetëm e ndan më tej kombin tonë.” – shtoi ai.
Në një postim të veçantë në Facebook, Graham, një mbështetës prej kohësh me ndikim i presidentit, shtjelloi më tej zhgënjimin e tij.
Demokratët e Dhomës së Lartë e fajësuan atë sepse ata ‘e urrejnë atë dhe duan të bëjnë sa më shumë dëm që të munden’, shkroi ai.
“Dhe këta dhjetë, nga Partia Republikane u bashkuan me to. Të bën të pyesësh se cilat ishin tridhjetë monedhat e argjendta që Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi u premtoi për këtë tradhti.” – shtoi ai.