Vendosni fjalën kyçe....

Stebleva e Librazhdit mbulohet nga dëbora (PAMJET)


Trashësia e dëborës ka arritur sot në 10-15 centimetra në zonat malore të Librazhdit.

Këto pamje vijnë nga Stebleva e cila është e mbuluar nga bora dhe jep një panoramë të veçantë.

Emergjencat Civile kanë përditësuar informacionin për situatën në qarkun e Elbasanit, ku bëjnë me dije se në akset rrugore të prekura nga bora, qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Situata në Elbasan:

Në qarkun Elbasan, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje dëbore në zonat malore. Në zonat malore të Librazhdit, si Stebleva, trashësia ka arritur nga 10-15cm. Ndërsa në Qafë Thanë trashësia ka arritur deri 10 cm. Në pjesën tjetër të qarkut, ka pasur pjesërisht reshje të dobëta shiu.

Akset e prekura nga bora janë Elbasan – Qafë Thanë, në Qafë Thanë dhe aksi Librazhd-Sterblevë, nga Klenja në Zgosh, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Nga firmat kontraktuese janë marrë masat për normalizimin e situatës duke përdorur kripë e skorje. Qarkullimi nuk është ndërprerë në këto akse dhe vijon normalisht.

Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht, përveç disa fshatrave në Njësinë Administrative të Bashkisë Prrenjas si: Rrajcë, Qukës si dhe një linjë, e cila furnizon fshatin Lin në Pogradec dhe zonën e Mokrës. Nga ana e OSHE-së po punohet për riparimin e defekteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *