Vendosni fjalën kyçe....

Urdhri i rëndësishëm i Trump që u “harrua” nga mediat, do ndikojë të paktën 20 vitet e ardhshme në SHBA


Në ditët e tij të fundit në detyrë, presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, ndikimi i të cilit mund të ndihet deri në vitin 2040 dhe më tej, që i drejton agjencitë të punojnë në lloje të reja të energjisë bërthamore për eksplorimin e hapësirës dhe për përdorimin ushtarak.

Urdhri për promovimin e ‘Reaktorëve të vegjël modularë për mbrojtjen kombëtare dhe eksplorimin hapësinor’ u botua të martën.

Megjithëse humbi menjëherë në kakofoninë e medias që po merret me përurimin e Joe Biden, mbi hetimin për të fajësuar presidentin Trump dhe trazirat e javës së kaluar në Capitol Hill në SHBA, përmbajtja e tij mund të ketë një efekt afatgjatë në politikën bërthamore të SHBA-së.

Duke deklaruar energjinë bërthamore si ‘tejet të rëndësishme për sigurinë kombëtare, sigurinë e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të Shteteve të Bashkuara’, Trump caktoi disa agjenci qeveritare që të punojnë së bashku për të zhvilluar reaktorë të vegjël bërthamorë për t’u përdorur nga ushtria, në eksplorimin e hapësirës dhe prodhimin e energjisë në familje.

Sipas urdhrit, do të jetë politikë e qeverisë amerikane të forcojë ‘mbrojtjen kombëtare dhe aftësitë e eksplorimit të hapësirës’ duke përdorur teknologjinë bërthamore dhe të mundësojë risitë e sektorit privat në terren, në mënyrë që të ‘ruajë epërsinë e teknologjisë për kërkimin dhe zhvillimin bërthamor, aftësinë e prodhimit, sigurinë dhe mbrojtjen’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *