Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai


Ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai, 46-vjeçari i cili akuzohet për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

“Gjithashtu, nga Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Republika e Kosovës drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: I. T., 46 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 02.12.2020, i ka vendosur masën ‘Arrest në burg’ për konsumimin e veprave penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal’, ‘Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit, me pasoja të rënda’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.”, njofton policia.

Indrid Taulla u arrestua më datën 6 dhjetor të 2020-ës në Prizren.

Dy ngjarjet e ndodhura dhe autorët e dyshuar të përfshirë

Në datën 26.02.2005, ku rreth orës 22:00, në aksin Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është qëlluar me armë zjarri shtetasi Klodjan Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Nga këto goditje me armë zjarri ka mbetur i vdekur shtetasi Klodjan Saliu, si dhe është plagosur shtetasi O. Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.

Ngjarja e dytë është ajo e datës 27.02.2005, ku rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse, kanë gjetur vdekjen shtetasit Vajdin. Lame dhe A. Arsi. Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banonte viktima Vajdin. Lamaj, me adresë Kulla Nr.2, Lagja nr.9, rruga “Dervish Hima”, Tiranë. 

Lulzim Berisha i cili njihet si kreu i bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj kunati i (L.B), Indrit Taulla dhe L. Reci akuzohen për vrasjen e biznesmenit Klodian Saliu i cili njihej si kundërshtari i Lul Berishës. 

Ndërsa për Emiliano Shullazi i njohur i forti i “rrugës së Kavajës” dhe V. Ymeri (Imeraj) GJKKO ka dhënë arrest me burg  për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi.

Vajdin Lamaj në atë kohe ishte Presidenti i Federates se Boksit dhe zv.president (bashkëpronar) i “TOP Albania Radios”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *