Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Balldre.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka rezultuar me lëndimin e një personi.
Një automjet tip “Peugot dhe një tip “Benz” u përfshinë në aksident, ndërkohë që personi i lënduar drejtues i automjetit është dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.