Aeroporti i Frankfurtit është evakuuar pas alarmit për bombë, raportojnë mediat gjermane.
Në një video amatore shihen policët duke ia drejtuar armët një burri të shtrirë në tokë.
Evakuimi masiv është kryer në terminalin numër një, kurse autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion policor – duke mos specifikuar se çfarë ka çuar në këtë situatë kaotike.
Sipas mediave gjermane, dy persona kishin lënë një valixhe pa mbikëqyrje – ku si rezultat i këtij veprimi janë dërguar në paraburgim.
E brenda kësaj valixhe, ekspertët e sigurisë nuk kanë arritur të gjejnë asgjë të dyshimtë, pavarësisht që hamendësohej se mund të ketë lëndë shpërthyese.