Vendosni fjalën kyçe....

Armin Laschet zgjidhet si kryetari i ri i CDU-së


Armin Laschet është kryetari i ri i demokristianëve të Gjermanisë (CDU). Siç shkruan Deutsche Welle, ai u zgjodh në një balotazh kundër Friedrich Merz me 521 vota pro dhe 466.

Në garë ishte edhe kandidati tjetër Norbert Röttgen, i cili humbi që në raundin e parë.

59-vjeçari Laschet, që nga viti 2017 ka qenë kryeministri i landit më të populluar të Gjermanisë Nordrhein-Westfalen.

Në fjallimin e tij të fitores, Laschet u zotua të bënte gjithçka që partia të dilte mirë në zgjedhjet e ardhshme rajonale dhe të mbajë pozicionin e kancelarit.

Ai gjithashtu falenderoi dhe vlerësoi kandidatët e tjerë për një garë “të ndershme”. Kandidati i cili doli i dyti, Friedrich Merz e përgëzoi Laschet dhe i uroi “suksese” si kryetar i partisë.

“Është një vit i rëndësishëm ky që kemi përpara, do të jetë një kohë jashtëzakonisht e mundimshme në javët dhe muajt e ardhshëm për të gjithë ne.”– tha Merz. Merz fitoi raundin e parë të votimit me 385 vota kundrejt 380 të Laschet dhe 224 të Röttgen.

Në fjalimin përpara votimit të sotëm, Laschet theksoi rëndësinë e unitetit. Sipas tij, CDU nuk ka nevojë për një CEO për ta drejtuar atë, por për një kapiten ekipi që do të udhëheqë duke mbajtur partinë së bashku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *