Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar Qafë-Plloçën në aksin Korçë-Pogradec për të parë nga afër situatën e qarkullimit rrugor për shkak të reshjeve të borës.
Balluku e shoqëruar nga kreu i ARRSh-së, Ergys Verdho deklaroi se që të gjitha asket duhet të jenë funksionale dhe të hapura teksa automjetet duhet të kenë minimalen e shpejtësisë për mos rrezikuar.
Gjithashtu Balluku është informuar dhe mbi masat që janë marrët dhe grupet e punës që ndodhen në terren për të garantuar pikërisht mbajtjen hapur të të gjitha akseve rrugore.