Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon kundër deklaratave të Ramës për BE-në: Sulmet nuk mund të mbulojë dështimin


Kreu i PD-së ka reaguar kundër deklaratave të Kryeministrit Edi Rama që kritikoi Bashkimin Evropian pse nuk ndau vaksina për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Basha thotë se nuk është faji i BE-së që Rama i jep ndihmën më të vogël qytetarëve se çdo vend tjetër.

Më tej kryedmeokrati thotë se sulmet ndaj BE-së dhe vendeve anëtare nuk mbulojnë dështimin e Ramës.

E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE-në dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE-së që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër.

Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE-së që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE-së dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij.

Ne i jemi përjetë mirënjohës BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *