Dy të rinj janë përfshirë në një sherr me dy punonjës policie në Dibër. Dy të rinjtë mësohet se janë vëllezërit Robert Tota dhe Klodjan Tota, të cilët janë përplasur me dy policët në një kohë kur ata ishin jashtë orarit zyrtar të detyrës.
Nuk dihen arsyet e këtij konflikti mes palëve ndërsa dy vëllezërit dibranë janë arrestuar nga policia.
Njoftimi i Policisë
U konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër.
Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas (punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.