Përpara zgjedhjeve të 25 prillit lëvizjet politike nga njëra parti në tjetra nuk mungojnë.
Ditën e sotme nëpërmjet LSI-së dhe PS-së ka pasur lëvizje të ndërsjellta, ku ish-këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Ermir Gjinishi është parë krah Monika Kryemadhit në Peqin.
Gjinishi, në vitin 2013, ka qenë ndër personat e afër të Edi Ramës, madje në vitin 2014 ai është propozuar si Ambasador në Arabinë Saudite, por kandidatura e tij është refuzuar nga ish-presidenti Nishani.
Ndërsa në radhët e PS-së ka kaluar Gledion Rahovica i cili ka qenë edhe deputet i LSI-së por që më pas u largua për shkak të ligjit të dekriminalizimit nga Parlamenti.
Më herët në nga LSI-ja e Beratit u largua edhe Nasip Naço, eksponent i lartë, deputet dhe ish-Ministër gjatë koalicionit LSI-PS.