Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me 110 emra për kandidatë për deputet 1 muaj përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ajo që vihet re është se kjo listë kryesohet nga Albin Kurti dhe në vendin e dytë është Vjosa Osmani e cila u largua nga LDK-ja pas emërimit të qeverisë Hoti.
Kurti dhe Osmani prezantuan lëvizjen e tyre në këto zgjedhje ku, lideri i VV-së do jetë kandidat për Kryeministër ndërsa Osmani për Presidente.