Mijëra kuti me akullore kanë rezultuar pozitive me koronavirus në Kinë dhe autoritetet shëndetësore po përpiqen të gjurmojnë njerëzit që janë në rrezik të infektohen.
Në bashkinë Tianjin në veri-lindje të vendit, u gjetën të kontaminuara tre mostra të akullores. Më pas rreth 4,836 kuti janë identifikuar të kontaminuara, nga të cilat 2,089 janë mbyllur në ruajtje.
Pjesa tjetër u dërgua në provinca të tjera dhe 935 prej kutive të akulloreve hynë në tregun lokal, por vetëm 65 u shitën, sipas China Daily.
Zyrtarët shëndetësorë u kanë kërkuar blerësve të akulloreve që të tregojnë lëvizjet e tyre, në mënyrë që të gjurmohen rastet e mundshme të infeksionit.
1 mijë 662 punonjës të ndërmarrjes së prodhimit të akullores janë urdhëruar të izolohen dhe iu nënshtruan testimit një ditë më parë. Dr Stephen Griffin, një virolog me qendër në Universitetin e Leeds, tha se testimi pozitiv i akullores ka të ngjarë të vijë nga kontakti njerëzor.
“Shanset janë që kjo të jetë rezultat i një problemi me fabrikën e prodhimit dhe potencialisht deri në higjienën në fabrikë. Fakti që akullorja është bërë me yndyrë dhe ruajtur në temperatura të ftohta, do ta bënte të lehtë mbijetimin e virusit.”– tha ai. Por ai shtoi se nuk duhet të krijohet panik, sa herë që duam të hamë një akullore.