Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Për vaksinën duhet transparencë, çdo veprim tjetër në sferën e trafikimit dhe kontrabandës


Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për “Kjo Javë” në News 24 ka komentuar mbërritjen e dozave të para vaksinës anti-covid në Shqipëri.

Kreu i Shtetit deklaroi se çdo lajm që i shërben përballimit të situatës është lajm i mirë.

Por për Presidentin çdo fshehje e problematikës përmes propagandës është shqetësuese duke thënë se në spitale mungojnë një pjesë e pajisjeve shpëtuese ku për raste të mesme apo të rëndë shkojnë pacientë për trajtim jashtë vendit.

“Është lajm i mirë çdo lajm, që i shërben përballimit të kësaj situate në të gjithë dimensionin e vet real. Çdo mbërritje e vaksinave është pozitive, por çdo fshehje e problematikës së gjerë përmes akteve të karakterit propagandistik, nuk i shërben qëllimit të përgjithshëm dhe në këtë drejtim, sigurisht që kemi pasur dhe kemi probleme tepër shqetësuese. Të mos harrojmë, që në spitalet tona mungojnë një pjesë e mirë e pajisjeve shpëtuese dhe raste të mesme apo të rënda trajtohen jashtë vendit. Të mos harrojmë, që jemi vendi me personelin mjekësor më të dëmtuar. Ndaj është shumë e rëndësishme që të gjitha hapat t’i shërbejnë një strategjie të qartë të përballimit sa më efektiv të COVID-19”-deklaroi Presidenti.

Për Presidentin shqetësuese është mungesa e transparencës me dozat e para të mbërritjes të vaksinës ku ai e quajti mungesën e informacionit gati në veprime që hyjnë në sferat e trafikimit apo konrtabandës.

Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët. Kjo është e domosdoshme dhe e pashmangshme, pasi çdo sjellje dhe veprim tjetër hyn në sferën e trafikimit apo të kontrabandës”-tha Presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *