Vendosni fjalën kyçe....

“Mjekët m’i prenë shpresat se do luaja” – Tenistja me sëmundjen e rrallë kualifikohet në evenimentin e rëndësishëm


Tenistja britanike Francesca Jones do të bëjë paraqitjen e saj të parë në Grand Slam pasi rezervoi një vend në shortin kryesor të Australian Open, duke sfiduar një parashikim pesimist nga mjekët të cilët dikur e ndaluan atë të luante tenis.

20-vjeçarja siguroi me sukses kualifikimin me një fitore të sigurt 6-0, 6-1 kundër Lu Jia-Jing të Kinës, duke tërhequr vëmendjen e disa admiruesve që nuk ishin në dijeni të gjendjes së lindur që ajo ka dhe që prek gishtat e duarve dhe këmbëve e që shpesh kërkojnë kirurgji.

Atletes – e cila lindi me katër gishta në secilën dorë dhe që i mungojnë tre gishtërinjtë e këmbës – iu tha nga mjekët se ajo kurrë nuk mund të luante tenis në mënyrë profesionale.

Pavarësisht nga ajo pikëpamje e zymtë, vullneti i saj i palëkundur, vendosmëria dhe stërvitja e fortë e kanë ndihmuar atë të pushtojë lartësi të jashtëzakonshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *