Vendosni fjalën kyçe....

MSH: 5 viktima dhe 581 raste të reja lidhur me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e përditwsuara për pandeminë e shkaktuar nga virusi Sars-Cov2.

Kwshtw nw 24 orë janë kryer 3029 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç.

COVID-19 – Statistika (16 Janar 2021)
Raste të reja ditore        581
Të shëruar në 24 orë     465
Të shtruar në spitale     276
Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore              3029

Testime totale            310,667
Raste pozitive             67,216
Raste të shëruara       40,090
Raste Aktive                25,856
Humbje jete                 1270

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14899
Fier  1923
Shkodër   1384
Durrës  1429
Lezhë  1017
Vlorë   1030
Korçë    890
Elbasan  1032
Berat  832
Dibër  552
Gjirokastër 477
Kukës 391

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *