Kanë përfunduar tre sfidat e sotme të Superligës në kampionatin shqiptar të futbollit të cilat kanë rezervuar fitore për Tiranën dhe Partizanin dhe disfatë për Laçin nga Apolinia.
Partizanin nuk e ndali dëbora në Korçë duke fituar me rezultatin 1-2. Me humbjen e pësuar, thellohet kriza e Skënderbeut i cili ka prekur fundin e tabelës edhe pas fitores minimale 1-0 të Apolonisë ndaj Laçit.
Ndërkohë Tirana fitoi me Kastriotin me rezultatin 2-1.
Kështu, Vllaznia vijon të mbajë e shkëputur vendin e parë, ndërsa Partizani ngjitet në vendin e dytë.