Qeveria e Polonisë ka propozuar një ligj të ri për të ndaluar platformat e medieve sociale të fshijnë përmbajtjen ose ndalojnë përdoruesit që nuk shkelin ligjet polake.
Projekt-ligji i propozuar parashikon që rrjetet sociale të gjobiten deri në 50 milion zloty (paraja polake) ose 13.4 milion dollarë në rastin e postimeve apo llogarive të fshira.
Një vendim i tillë vjen pak kohë pasi rrjetet sociale bllokuan presidentin amerikan Donald Trump.
Siç shkruan BBC, ministri i Drejtësisë Zbignieë Ziobro njoftoi të premten projektligjin për “mbrojtjen e lirisë së fjalës”.
Ligji do të krijojë gjithashtu një “këshill të lirisë së fjalës”. Këshilli do të jetë në gjendje të urdhërojë rrjete sociale të tilla si Facebook ose Twitter për të rivendosur përmbajtjen e fshirë, ose zhbllokuar llogarinë e një përdoruesi.
Përdoruesit e mediave sociale në Poloni të cilët janë bllokuar ose u është fshirë postimi, do të jenë në gjendje të ankohen direkt në platformë, e cila do të duhet të përgjigjet brenda 24 orëve. Nëse një kompani e mediave sociale refuzon të zbatojë një urdhër, këshilli do të jetë në gjendje të vendosë gjoba prej 50,000 dhe 50 milion zloty.
Partia e ministrit Ziobro, pretendon se vlerat tradicionale katolike në Poloni janë nën kërcënim nga të drejtat e LGBT-ve. Ai tha se korporatat e mëdha në internet po kufizojnë gjithnjë e më shumë lirinë e fjalës.