Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i ekzaltuar: Kemi edhe 99 ditë për mandatin e tretë të PS-së


Për Erion Veliajn, fitorja e mandatit të tretë të PS-së jo vetëm është mision historik për socialistët por e shikon si diçka të sigurt.

Ai deklaroi nga një takim në Rrogozhinë, kryebashkiaku i Tiranës tha se në këto 99 ditë para zgjedhjeve, socialistët duhet t’u tregojnë njerëzve se PS-ja e kërkon mandatin e tretë për të bërë edhe më shumë punë.

“Nga ky moment, kemi edhe 99 ditë për mandatin e tretë të PS-së. Për një mandate që nuk e duam për hir të rekordeve, nuk e duam si një kupë tjetër si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi, por e duam që të bëjmë më shumë punë. Politika është mjeti me të cilin ne bëjmë punë. Partia politike dhe pushteti është mjeti me të cilin ti bën punën. Nuk është qëllim në vetvete. Loja sapo ka filluar. Puna sapo ka filluar. Sidomos në këtë fazë kritike, madati i tretë i Edi Ramës dhe i PS-së është ndoshta edhe më i rëndësishëm.”- deklaroi Veliaj.

Sipas kryebashkiakut të Tiranës, historia ka treguar se vetëm një forcë si Partia Socialiste mund të përballet me sfida të tilla, ashtu siç ka treguar në dy mandatet e para. Ai tha se nuk kanë parë tërmete si ai i nëntorit të 2019-ës, apo pandemi si e 2020-ës dhe vetëm PS-ja mund të menaxhojë situata të tilla krize sipas tij.

Veliaj shtoi se socialistët i kanë dyert e hapura për këdo, edhe për ata që vijnë nga logot e tjera partiake sepse “PS është e vetmja familje politike që punon vërtet për Shqipërinë.” Ai vazhdojë të sulmojë kryedemokratin Lulzim Basha për vilat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *