Gjykata e Vlorës ka zhvilluar sot seancën për rastin e kapjes së shtetasit Qazim Ismailaj që akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Qazim Ismailaj, 32-vjeç nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar emigrantët nga vendet e Lindjes së Mesme në banesën në pronësi të tij.
Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka dhënë vendimin arrest me burg për 32 vjeçarin.