Një anije mallrash me flamur e Federatës Ruse u fundos në Detin e Zi, ndërsa u shpëtuan vetëm 5 nga 13 personat që ishin në bord.
Guvernatori i qytetit Bartin në Turqi, Sinan Güner njoftoi se në brigjet e rajonit Inkumu në Detin e Zi u fundos anija e mallrave “Arvin” me flamur të Rusisë.
Të gjithë personat në bord ishin rus. “Moti në zonë është shumë i keq” tha fillimisht guvernatori, më pas njoftoi shpëtimin e 5 anëtarëve të ekuipazhit. Një fregatë turke është pjesë e operacionit në përpjekjet e shpëtimit. Erërat e stuhishme dhe reshjet e mëdha të dëborës po godasin zonën ku ndodhi mbytja e anijes sot.
Video credits: AA