Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon videon me dëshmi: Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë por vetëm i rriti faturat për familjet


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar videon me dëshmi të qytetarëve që ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike që paguajnë çdo muaj.

Basha shkruan se Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë por solli vetëm rritjen e faturave të energjisë.

Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”-shkruan Basha.

Në video qytetarët ankohen sidomos pensionistët se 1/3 e shumës që marrin shkon për faturat e energjisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *