Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohen dy gjykatëset e Gjykatës Supreme në Afganistan


Dy gjykatëse femra afgane u vranë të dielën kur persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti të Gjykatës Supreme në kryeqytetin Kabul, konfirmuan zyrtarët.

Ato ishin duke udhëtuar me automjetin zyrtar kur dy persona me një motor në qendër të zonës Qala Fatehullah filluan të qëllonin pa dallim, tha zëdhënësi i Gjykatës Supreme, Fahem Qoyem, për Anadolu Agency.

Ndërsa personat e armatosur u larguan, gjykatëset vdiqën në vend, ndërsa dy zyrtarë të gjykatës dhe shoferi i tyre pësuan plagë me plumb dhe u transferuan në një spital, shtoi ai.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Javën e kaluar, dy ushtare femra të ushtrisë afgane u vranë në krahinën veriore Balkh ndërsa sulmet e shënjestruara ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe zyrtarëve qeveritarë vazhdojnë.

Ambasada amerikane në Kabul u kërkoi talibanëve që të ndërpresin sulmet ndaj civilëve për hir të paqes edhe pse sulmi nuk është marrë përsipër nga Talibanët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *